Pronarët: Nëse hapen kufijtë, mund të ketë sezon turistik
Prej tvteuta12:17, 23 Maj 2020

Edhe pse akoma Mali i Zi nuk është shpallur shtet i pastër nga koronavirusi, Ulqini ka filluar me sezonin turistik. Plazhi I Ranës si duket për momentin është më i preferuari për mysafirë dhe ulqinikë
Pronarët e restoraneve shprehen optimist për një sezonë të mire, edhe përkundër rrethanave të krijuara nga Covid 19. Çdo gjë varet prej hapjes së kufijve, thonë njohësit e mire të fushës së turizmit.
I këtij mendimi është edhe pronari I hotelit “Continental “në Ranë Shaqir Molla,i cili tha se festa e pavarsisë së Malit të Zi në qytetin tonë ka sjellë mysafirë nga qytetet e ndryshme të Malit të Zi.
Respektimi I masave mbrojtëse të sjelluara nga trupi nacional kordinues për sëmundje infektive është duke u respektuar pa ndonjë problem dhe shqetësim, shprehet Molla.
Edhe Bekim Xheladini pronar I ëmbëltores Holidey ndan të njëjtin mendim dhe është optimist se pas hapjes së kufinjëve çdo gjë do të stabilizohet , por dy mujat e humbur vështirë se mund të kompensohen.
Si do të vijojë sezoni mbetet për të parë, sepse është shumë herët të japim paralajmërime , ku situata mund të ndryshojë mbrenda pak ditëve, por shpresojmë se Mali i Zi është i pastër nga koronavirusi dhe do të jetë destinacion i preferuar i mysafirëve për të kaluar pushimet verore.