Pronarët në Bashbylyk kundër ndërtimeve ilegale në këtë zonë

Prej tvteuta09:41, 15 Dhjetor 2019

Ndërtimet e fundit ilegale në ullishtën e Bashbylykut kanë ngjallur reagime negative edhe nga pronarët e ndryshëm që kanë ullishtat në këtë zonë. Sead Husiq dhe Nijazi Mollabeqiri, thanë për TV Teuta se ullishta është pjesë e identitet të Ulqinit, dhe se ndërtimet ilegale nuk janë pjesë e këtij imazhi. Ata këto ndërtime i konsiderojnë edhe si të rrezikshme, pasi mund përsëri të përsëriten zjarre si ai i vitit të kaluar, kur u dogjën rreth 1.000 rënjë ulliri në këtë zonë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ata kërkojnë nga institucionet relevante që të merren seriozisht me ndalimin e këtij fenomeni, dhe të mbrojnë ullishtën nga individ të papërgjegjshëm.

  • 1

    Radio