Pronarët e lokaleve përsëri në protestë

Prej tvteuta18:30, 9 Gusht 2021

Pronarët e lokaleve dhe restoraneve u mblodhën përsëri sot  qendër të Podgoricës për të protestuar kundër masave aktuale epidemiologjike që kufizojnë mundësinë e qëndrimit brenda objekteve. Siç theksuan ata, masat aktuale kushtëzojnë punonjësit në atë sektor. Kryetari i Shoqatës së gastronomëve, Nikola Buzdovan, tha se protesta u organizua me qëllim që të tërhiqet vëmendja e autoriteteve për diskriminimin që po u bëhet. “Me masat e fundit parashikohet që vetëm të punësuarit në lokale dhe restorane të jeë të vaksinuar. Për asnjë sektor tjetër kjo nuk vlen , “tha Buzdovan.

Ai shtoi se që nga dita e parë, gastronomët e njohën rëndësinë e vaksinimit dhe zhvilluan dy fushata në këtë drejtim. Buzdovan njoftoi se Bordi i Drejtorëve të shoqatës do të marrë në konsideratë hapat e mëtejshëm nëse autoritetet nuk i rishikojnë masat.

  • 1

    Radio