Kulturë Më shumë

Promovohet libri “Një shqiptar në CIA” i autorit, Bashmir Xhemaj

Prej tvteuta10:48, 19 Shkurt 2020

Në ambientet e hotel Plaza në Ulqin, u promovua libri autobiografik historik “Një Shqiptar në CIA“ nga autori Bashmir Xhemaj. Promovimi i librit u mundësua nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi në bashkepunim me Kuvendin Komunal të Ulqinit. Libri përshkruan se si një shqiptar i cili regrutohet nga CIA, tenton të shëmb diktaturen komuniste në Shqiperi në vitet e 50-ta ,ku përfshihet edhe agjenti i famshëm i dyfishtë, Kim Philby. Libri u mirëprit nga adhuruesit e shumtë të librit që ishin prezent dhe poashtu u komentua nga panelistët, si ambasadori i Kosovës në Mal të Zi z.Ylber Hysa, kryetari i Kuvendit të Ulqinit Ilir Çapuni , studiuesi Adri Nurrellari si dhe nga kryetari i Këshillit Kombetar të Shqiptarëve në Mal të Zi ,Faik Nika.

  • 1

    Radio