Kulturë Më shumë

Promovimi i përkthimit të librit “Shtigjet e fatit” të Edita Nimanbegu

Prej tvteuta09:48, 26 Nëntor 2019

Të hënën në mbrëmje , në ambientet e Galerisë së arteve në Qendër për Kulturë në Ulqin , u mbajt përurimi i përkthimit në gjuhën malazeze të romanit “Shtigjet e Fatit” të autores Edita Nimanbegu . Të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i dashamirësve të librit ,  persona nga sfera e artit dhe politikës si dhe familjar dhe miq të autores . Panelistë ishin Muzafer Çaushi dhe Jelena Pejanoviq , të cilët lexuan rencenzione nga libri i autores. Sipas tyre, përkthimi i ketij libri jep mundësi për njohjen sa me të mirë ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Ulqin dhe është edhe nji libër i domosdoshëm për të kujtuar traditën patriakale të qytetit , ku gruaja trajtohet si krijesë më e ulët. Fatkeqësisht, ky lloj mentaliteti akoma ekziston edhe pse jo në nivelin e dikurshëm. Poashtu në kuadër te promovimit te librit , u shfaq ekspozita e punimeve nga  puntoria e grave të Ulqinit të cilën e udhëheq artistja Vahida Hasanaga Nimanbegu .

  • 1

    Radio