Sociale Më shumë

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj ish drejtorëve të Entit për Punësim

Prej tvteuta18:38, 7 Gusht 2021

Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT)  ka nisur hetimet lidhur me pretendimet e kryetares së Bordit Drejtues të Entit për punësim të Malit të Zi (ZZZCG) Vesna Vujosheviq, e cila ka akuzuar drejtorët e mëparshëm të atij institucioni – çiftin Vukica dhe Zoran Jeliq, si dhe Suljo Mustafiq, se buxhetin e këtij institucioni e kanë dëmtuar për më shumë se 6 milionë euro.

Sipas burimeve të portalit “Vijesti”, inspektorët e Departamentit të Policisë Speciale do të marrin në pyetje ish drejtorët Jeliç dhe Mustafiq, por dhe Vujosheviq, për të sqaruar akuzat në fjalë. Pritet që përveç marrjes në pyetje, inspektorët të sekuestrojnë edhe dokumentacionin përkatës të asaj kompanie publike. Vujosheviq tha më herët se nga dokumentacioni që ajo kishte në dispozicion u vërejtjen shkelje të shumta, prej  shfrytëzimit i mjeteve financiare nga fëmijë t e ish drejtorëve Jeliq, e deri tek punësimet e anëtarëve të Partisë Boshnjake në kohën kur drejtori ishte Suljo Mustafiq. Ish drejtori i këtij enti,

Zoran Jeliq tha  për Vijesti se pretendimet e kryetares së Bordit drejtues janë terësisht të pavërteta dhe se do të paraqesë edhe kallëzim penal kundër saj nëse nuk paraqet prova konkrete për akuzat e bëra.

  • 1

    Radio