Prokuroria Speciale kërkon heqjen e imunitetit të deputetit Krapoviq
Prej tvteuta18:38, 12 Shkurt 2021

Prokuroria Speciale e Mali të Zi i ka paraqitur kërkesë Kuvendit për ti hequr imunitetin e deputetit të Demokratëve, Dragan Krapoviq. Kjo prokurori pretendon se Krapoviq është i përfshirë në formimin e organizatës krinimale në Budva gjatë verës së kaluar, me qëllim të kryerjes së veprimeve kriminale të abuzimit të pozitës zyrtare dhe thirrjes për rezistencë. Në reagimin e tyre Demokratët thonë se kjo kërkesë e Prokurorisë nuk është asgjë tjetër përveç tentativë për të ushtruar presion mbi mazhorancën, për shkak të iniciativës për ndryshimin e ligjeve për prokuroritë.