Aktuale Më shumë

Prokuroria Speciale kërkon edhe dy muaj paraburgim për Medenicën

Prej tvteuta15:59, 16 Maj 2022

Prokuroria Speciale e Shtetit ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë në Podgoricë propozim për vazhdimin e paraburgimit për ish-kryetaren e Gjykatës Supreme Vesna Medenica edhe për dy muaj të tjerë, u konfirmua për media nga institucioni i përmendur.

Përveç Medenicës, ky propozim vlen edhe për të dyshuarit e tjerë në këtë proces. Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) ka hapur rast edhe për djalin e saj, Millosh Medenica, pasi portali Libertas i ka publikuar të dhënat e siguruara nga Europol për policinë dhe prokurorinë malazeze, në bazë të të cilave ai dyshohet se ka dorë në kontrabandën e drogës dhe cigareve. Vesna Medenica u arrestua më 17 prill në aeroportin e Podgoricës.

Prokuroria e akuzon për krijimin e organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm dhe aktualisht ndodhet në burgun hetimor në Spuzh. Pas arrestimit, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore, ajo përfundoi në Qendrën Spitalore por marrja në pyetje u bë në prokurori. Qëndrimi i saj në Qendrën Spitalore ishte mjaft kontrovers, pasi dyshohet se tentoi edhe të kryej vetëvrasje.

  • 1

    Radio