Aktuale Më shumë

Prokuroria po heton nëse njëra nga drejtoreshat në Postë ka përvetësuar rreth 15 mijë euro

Prej tvteuta14:22, 25 Shtator 2023

Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka hapur rast kundër drejtoreshës së Departamentit për shfrytëzim dhe shitje postare në Postën e Malit të Zi, Jovana Sjeklloqa, për shkak të dyshimit se ka përvetësuar një shumë të madhe parash, shkrun  CdM. Dyshohet se Sjeklloqa e ka dëmtuar Postën për 15.000 euro.

“Në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë është ngritur rasti kundër J.S. Lënda në fjalë është në proces hetimor dhe në proces janë duke u ndërmarrë veprimet dëshmuese për të vërtetuar të gjitha rrethanat e ngjarjes në fjalë”, ka thënë për CDM kreu i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricës, Dushko Millanoviq.

Rreth pesëmbëdhjetë ditë më parë në rrjetet sociale u publikua informacioni se Sjeklloqa përmes vartësve të saj, sporteleve në Postë, grumbullon fatura prej 500 euro për sportel. Ajo ishte eprorja e tyre, kështu që gjoja punonjëset duhej të ndiqnin urdhrat e saj.

Më pas doli informacioni se drejtori i Postës së Malit të Zi, Josip Gjurashkoviq, e kishte suspenduar Sjeklloqën. Ndaj saj është bërë kallëzim penal në prokurori.

  • 1

    Radio