Politikë

Politikë Më shumë

Prokuroria po heton keqpërdorimet në Kuvendin e Malit të Zi

Prej tvteuta26 October 2017

Prokuroria themelore e Podgoricës është duke hetuar për mënyrën e shpenzimi të mjeteve financiare në Kuvendin e Malit të Zi për vitin 2016, dhe me këtë rast janë marrë në pytje disa persona. Revizorët dhanë mendim negativ për punën e Kuvendit gjatë vitit 2016 për shkak se punonte në kundërshtim me ligjin. Deri tani padi është ngritur vetëm ndaj ish punonjëses së Kuvendit Tamara Çagjenoviq. Në vitin 2016 Kuvendi ka pasur 3 kryetar, deri në maj Ranko Krivokapiq, prej qershorit deri në nëntor Darko Pajoviq, kurse prej 24 nëntorit Ivan Brajoviq.