Politikë Më shumë

Prokuroria nuk vëren punësim partiak të 70 personave

Prej tvteuta10:06, 19 Shkurt 2018

Një projekt hulumtues i financuar nga Bashkimi Evropian ka zbuluar se Prokuroria Speciale e Shtetit nuk ka arritur të vërejë punësim partiak në vitin 2012 në ndërmarrjen “Ujësjellës-Kanalizime”, edhe pse sipas këtij hulumtimi, në atë periudhë u punësuan 70 persona, kryesisht simpatizues të drejtorit eë atëhershëm dhe kryetarit të Partisë Demokratike Fatmir Gjeka. Një numër i këtyre të punësuarëve ishin edhe në listën zgjedhore të kësaj partie. Prokuroria në hetimin e vet nuk ka arritur të zbulojë punësime partiake, por vetëm diskiminim në procedurën e punësimit, për çka Gjeka është dënuar 1200 euro. Sipas hulumtimit, dëmi që i është shkaktuar ndërmarrjes në këtë periudhë 9 mujore, kap shifrën e 160.000 mijë eurove.

  • 1

    Radio