Politikë

Politikë Më shumë

Prokuroria kërkon sjelljen e Maroviq në burg

Prej tvteuta10 May 2017

Gjykata themelore e Kotorrit ka lëshuar urdhërin për masën e sjelljes së detyruar të Svetozar Maroviq në burgun e Spuzhit, pasi ai nuk ishte paraqitur për vuajtjen e dënimit. Maroviq është dënuar me 3 vjet e nëntë muaj burgim për shkak të krijimit të organizatës kriminale e cila i ka shkaktuar dëme milionëshe komunës së Budvës. Në marrëveshjen me Prokurorinë Speciale , Maroviq i ka pranuar akuzat në këmbim të dënimit më të ulët.