Sociale Më shumë

Prokuroria heton plagjiaturën e planeve mësimore

Prej tvteuta09:56, 29 Gusht 2017

Prokuroria e Malit të Zi do të formojë lëndën hetuese në lidhje me deklaratat e ekspertëve kroat se Mali i Zi ka kopjuar nga ato planet mësimore të cilët duhej të përdoreshin në sistemin e reformuar arsimor. Për këtë dje dhanë dorëheqjen 3 antarët e grupit punues të cilët ishin të angazhuar të punonin në planin mësimor për edukatën fizike. Ato u arsyetuan se punën e tyre e kishin bazuar në planet e vendeve të rajonit, sidomos Kroacisë, dhe se koha e shkurtër ishte faktor në këtë vendim. Prokuroria synon të zbardhë se deri në cilën masë ka pasur përshkrim të planeve kroate dhe nëse bëhet fjalë për plagjiaturë të mirfilltë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio