Politikë Më shumë

Prokuroria fillon hetimet për rrëzimin e Galebit

Prej tvteuta09:58, 6 Nëntor 2017

Prokuroria shtetërore ka hapur hetimet në lidhje me rrëzimin e hotelit Galeb në Ulqin, në kuadër të së cilës do të merren deklarata edhe nga ish kryetari i komunës Gzim Hajdinaga dhe sekretari për urbanizëm i asaj kohe Nazif Hoxhiq, shkruan gazeta “Vjesti”. Sipas burimeve të kësaj gazete, hetimet mund të shtrihen edhe në drejtim të disa ish ministrave në Qeverinë e atëhershme të Malit të Zi dhe individë nga Kadastra e Ulqinit.

Kompania Rokshped  e cila bleu hotelin “Galeb” për 5,75 milion euro në vitin 2006, nuk plotësoi snjë nga klauzolat e privatizimit, por megjithatë sekretariat për urbanizëm në Ulqin ia dha të drejtën për rrëzimin e hotelit.  Gjithashtu nuk është e qartë se pse nuk është shkëputur kontrata kur investitori nuk ka plotësuar obligimet, dhe pse nuk janë aktivizuar garancitë bankare. Kjo çështje tashmë ka narrë përmasat e aferës, pasi kompania Rokshped ka marrë kredi nga një bankë në Mal të Zi 29 milionë euro, ku si garanci ka vendosur hotelin Galeb, i cili është rrëzuar para nëntë viteve.

  • 1

    Radio