Politikë Më shumë

Prokuroria do ta hetojë aferën “Atlas”

Prej tvteuta14:03, 15 Janar 2019

Prokuroria e shtetit ka njoftuar se do të nisë hetimet në lidhje me aferën “Atlas”, dhe nëse ka pasur shkelje të ligjit dikush do të përgjigjet, është kumtuar nga ky institucion. Afera filloi pasi bankave të  biznesmenit të afërt me Partinë Demokratike të Socialistëve, Dushko Knezheviq, Banka Qendrore i vendosi masën e kontrollit. Knezheviq më pas akuzoi se pas kësaj qëndron presidenti Gjukanoviq  dhe me këtë rast publikoi edhe video për financimin jo ligjor të kësaj partie nga ana e tij. Prokuroria speciale ka nisur hetimet ndaj Knezehviq për pastrim parash dhe e ka shpallur atë person në kërkim.

  • 1

    Radio