Politikë

Politikë Më shumë

Prokuroria ankohet për lirimin e Mandiq dhe Radunoviq

Prej tvteuta10 July 2017

Prokuroria e Lartë e Shtetit ka dorëzuar ankesë pranë Gjykatë së Lartë në Podgoricë për vendimin me të cilin zyrtarët e Frontit Demokratik Andrija Mandiq dhe Sllaven Radunoviq, lirohen nga akuza e thirrjes për ndryshim të rendit kushtetues në protestat e 24 tetorit të vitit 2015. Gjykat e Lartë më herët kishte vendosur se nuk ka elemente të mjaftueshëm të cilët tregonin se Mandiq dhe Radunoviq kishin bërë thirrje që të përmbysej rendi kushtetues gjatë protestave në fjalë. Si dëshmi vendimtare ishte cilësuar ejo e ish kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq, i cili dëshmoi se atë natë përmes telefonit kishte marrë siguri nga dy të akuzuarit se nuk do të tentonin asnjë ndryshim me dhunë. Si arsyetim për ankesën Prokuroria thekson refizimin e gjykatës për të mos thirru si dëshmitar ish kryeministrin Gjukanoviq dhe ish miinstrin e punëve të mbrendhsme Rashko Konjeviq.