Prokurimet e NATO-s dhe përfitimet e mundshme për ekonominë e Malit të Z
Prej tvteuta09:39, 21 Qershor 2023
Prokurimet e NATO-s dhe përfitimet e mundshme për ekonominë e Malit të Zi ishin temat e tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Oda ekonomike e Malit të Zi.
Gjatë tryezës u bë e ditur se mundësit nga prokurimet publike të NATO-s po shfrytëzohen pak, ndërsa Oda ekonomike apeloi që biznesmenët të regjistrohen në regjistrat e saj, që janë parakusht për njohjen e produkteve të tyre në këto procese.
Nga Drejtoria e Ministrisë së Mbrojtjes për Standardizim, Kodifikim dhe Cilësi u tha se fokusi i këtij dikasteri është regjistrimi i kompanive dhe marrja e markave të NATO-s për kompaninë dhe produktin. Ministria e Mbrojtjes vë në dukje se kodifikimi kontribuon në prezantimin pozitiv të Malit të Zi në komunitetin e kodifikimit dhe ndikon që kompanitë malazeze dhe produktet e tyre të jenë konkurruese dhe të kërkuara.