Sociale

Sociale Më shumë

Projekti i UNDP: Me 7 shkurt tribunë me afaristët e Ulqinit

Prej tvteuta31 January 2017

Në sallën e madhe të Kuvendit Komunal, më 7 shkurt në orën 11:00, do të organizohet tribuna me afaristë të Ulqinit. Ky aktivitet organizohet në kuadër të fazës së dytë të fushatës ”Pa barriera. Që biznesi të mos ndalet’’, e cila është pjesë e projektit  “ Forcimi i kapaciteteve për avancimin e ambijentit afarist, dhe reformave rregullatore dhe strukturore ” i cili implentohet nga Programi i Kombëve të Bashkuar për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, me përkrahje financiare të Ambasadës Britanike në Podgoricë. Pjesëmarrësve do t’i drejtohet Nazif Cungu – kryetari i Komunës së Ulqinit, Fiona Mekluni – përfaqësuese e UNDP-së (Ju, En, Di, Pi-së) në Mal të Zi, Gevin Vesi – i ngarkuari me punë në Ambasadën Britanike në Podgoricë dhe Ivan Radulloviq – drejtori i Drejtorisë për analizën e ndikimit të legjislacionit, ndësa në fokus të diskutimit do të jetë ndikimi i barrierave në punën e afaristëve në nivel lokal si dhe mundësia e tejkalimit të tyre.