Kulturë Më shumë

Projekti “Andrra n`beze” i Drita Llollës përzgjidhet për edicionin e shtatë të programit SOFA

Prej tvteuta14:49, 22 Korrik 2019

Programi i trajnimit SOFA, i dedikuar për realizimin e projekteve inovative dhe promovimin e shpresave të reja në botën e filmit, në vendet ku skena e pavarur e filmit ende lufton për të ndërtuar një infrastrukturë funksionale, në edicionin e saj të shtatë përzgjodhi edhe një projekt nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për projektin e propozuar nga Drita Llolla, me emërtimin “Andrra n`beze”.

Pas rikthimit në vendlindje, në vitin 2016, si edhe menjëherë pas themelimit të një agjencie për produksion filmik, Drita Llolla ka nisur iniciativën për hapjen e kinemasë së parë arthouse në Mal të Zi, pikërisht në Ulqin. “Andrra n`beze”, ndër të tjera, ka për qëllim rivendosjen e identitetit të qytetit të Ulqinit, si një vend multikulturor, multietnik dhe multikonfesional, si dhe të nxisë revitalizimin e Qendrës kulturore në qytetin më jugor bregrdetar të Malit të Zi.

Programi SOFA angazhohet në përzgjedhjen e projekteve më të mira duke u fokusuar në vendet e Europës së Mesme dhe Lindore, Azisë Qendrore, republikat e Kavkazit, vendet e rajonit MENA, si dhe shtete si Gjermania, Greqia dhe Izraeli, duke mbështetur ata që promovojnë dhe mbështesin industrinë e filmit të këtyre rajoneve, produksionin dhe trashëgiminë kinematografike. Punëtoritë i përshtaten nevojave individuale të pjesëmarrësve dhe projekteve të tyre, si edhe me ndihmën e profesionistëve më të mirë të botës së filmit të njohur ndërkombëtarisht, SOFA nxit realizimin e projekteve ambicioze njwkohwsisht duke ju dhënë shtysë  profesionistëve të rinj me ndikim të rëndësishëm në tw ardhmen, nw zhvillimin e kësaj industrie.

Përkrah projektit të Drita Llollës, për edicionin e shtatë të SOFA-s janë përzgjedhur pesw autorë dhe projektet e tyre në zhvillim, pwrkatwsisht si vijon:

Bionaut Kids – Platforma VOD që ofron filma të animuar për fëmijë dhe prindër në Çeki dhe Sllovaki, e para e këtij lloji në atë rajon. Për realizimin e projektit është i ngarkuar Premisl Martinek, i cili sjell shumë vite përvojë në distribucion dhe marketing në fushën e filmit.

Forumi për Horizontet e Reja, wshtw projekti i ekspertes gjeorgjiane, tw njohur në fushën e promocionit dhe organizimit të eventeve, Medea Sharikadze. Ky projekt pwrbwhet nga një ngjarje interdisciplinare qw do të zhvillohet gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit CineDOC, në Tbilisi, Gjeorgji në vitin 2021., ku ekspertë nga fusha të ndryshme do të diskutojnë mbi temën “Kur e tashmja përballet me të ardhmen”.

Viki Antanopulu është e njohur për angazhimin e saj të fuqishëm në mbështetje të regjisorëve të rij, në projektet e tyre të para nw Greqi dhe Gjeorgji, ka punuar për studio të njohura filmike në Greqi dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe shquhet me eksperiencë në drejtimin e organizatave jo-qeveritare. Për edicionin e shtatë të SOFA-s, ajo ka propozuar projektin Attis – Bold Film Sales, një kompani shitjesh e stilit boutique që synon tregun ndërkombëtarë.

– Artisti multimedial, Pavel Praila nga Republika e Moldavisë, synon zhvillimin e sektorit audio-vizual të Moldavisë, duke nxitur Festivalin e parë ndërkombëtarë për filmat e dasmave. Krahas sektorit të bujqësisë dhe prodhimit të verës, martesat përbëjnë aktualisht biznesin më fitimprurës në Moldavi. 

Irena Gruca-Rozbicka, themeluesja e revistës polake FilmPRO, do të paraqesë platformën e suksesshme gjermane për profesionistët e filmit, Crew United në Poloni, dhe për herë të parë do të mundësojë një platformë virtuale për industrinë e filmit, e cila sa vjen duke u zhvilluar nw Poloni, e cila synon të rrjetëzojë tw gjithë seksionet e përfshirë në procesin e krijimit të filmit.

Punëtoritë SOFA që do të zhvillohen në kuadër të edicionit 2019/20, do të realizohen në tre faza:

18 – 23 gusht 2019 në Varshavë (Poloni)
25 – 30 prill 2020 në Tbilisi (Gjeorgji)
15 – 19 shtator 2020 në Vilnius (Lituani) 

SOFA – Shkolla për avancimin e filmit është një projekt i përbashkët i organizatës Filmplus gUG (Koln) dhe Institutit për ndryshime demokratike (Tbilisi), i cili financohet nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë dhe programi Europa Kreative e Bashkimit Europian. Punëtorinë që zhvillohet në Poloni mbështeten nga Insituti i filmit në Poloni dhe Fondacioni për bashkëpunimin polako-gjerman, si edhe Mazovia, Komisioni i filmit në Varshavë. Punëtorinë në Lituani e mbështet Qendra kinematografike e Lituanisë.  

  • 1

    Radio