Projekt për luftën kundër tregtisë ilegale
Prej tvteuta10:08, 9 Nëntor 2019
Projekti “Luftimi i tregtisë së paligjshme përmes hulumtimit, arsimimit dhe ngritjes së vetëdijës” do të përqendrohet në tregtinë e paligjshme të duhanit, alkoolit dhe drogës, duke analizuar lidhjen midis tregtisë së paligjshme dhe korrupsionit në mënyrë që të zvogëlojë tolerancën e shoqërisë ndaj këtyre krimeve, u njoftua në një konferencë për media për të shënuar realizimin e këtij projekti, i cili implementohet nga Shkolla e Ekonomisë së Biznesit dhe Sipërmarrjes në Beograd dhe Qendra për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (CEDEM).
Udhëheqësi i pjesës hulumttuese të projektit në CEDEM, Milosh Beshiq, duke prezantuar rezultatet , theksoi se projekti do të përqëndrohet në sqarimin e funksionimit të formave të zgjedhura të tregtisë ilegale duke i analizuar dhe modeluar jo si një krim, por si një biznes me karakteristika dhe rrethinë specifike.Projekti është financuar nga PMI IMPACT – një iniciativë globale e nisur nga Philip Morris International Inc. për të mbështetur organizatat publike, private dhe joqeveritare në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve kundër trafikimit të paligjshëm dhe krimit të lidhur me të.