Projekt buxheti për vitin 2017 2 miliardë euro
Prej tvteuta10:27, 17 Dhjetor 2016
Buxheti i Malit të Zi për vitin e ardhshëm është projektuar në masen e rreth 2 miliardë eurove, 120 milion më pak se ai i vitit aktual. Të ardhurat janë planifikuar në masën prej 1,55 miliardë euro , kurse pjesa tjetër prej 450 milion do të sigurohet me huamarrje dhe kredi.
Buxheti kapital do të jetë rreth 280 milion euro, kurse defiçiti i projektuar në masën prej 6% të Prodhimit të përgjithshëm bruto. Nga Këshilli i qeverisë për marrëdhënie me publikun është njoftuar se vendimi për projekt buxhetin do të merret në seancën e ardhshme të Qeverisë.