Aktuale Më shumë

Projekligji për planfikim hapsinor në shqyrtim publik

Prej tvteuta17:41, 24 Maj 2023

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit ka përgatitur dhe dorëzuar për shqyrtim publik Projektligjin për Planifikim Hapësinor, ka bërë të ditur ministrja përkatëse, Ana Novakoviq Gjuroviq.

Ministria tha se risitë kryesore të Projektligjit kanë të bëjnë me decentralizimin e planifikimit hapësinor, institucionalizimin e dokumenteve planifikuese, procesin e krijimit të dokumenteve planifikuese, zvogëlimin e procedurave administrative në zbatimin e këtyre dokumentave, kryerjen e aktiviteteve, tokën ndërtimore, mbikëqyrjen inspektuese e të tjera.

“Decentralizimi i planifikimit parasheh që dokumentet planifikuese të hartohen dhe miratohen si dokumente planifikuese shtetërore dhe dokumente planifikuese lokale. Si dokumente planifikuese shtetërore, drafti parasheh Planin Hapësinor të Malit të Zi, Planin hapësinor të zonave me qëllime të veçanta dhe Planin shtetëror për rregullim të detajuar, kurse si dokumente planifikuese lokale janë plani hapësinor-urbanistik i vetëqeverisjes lokale, plani lokal i rregullimit detal dhe plani urbanistik”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të zbatimit të dokumenteve planifikuese, risi kyçe, thonë ata, është krijimi i Gjeoportalit të Ministrisë,  nga i cili do të mund të shkarkohen direkt kushtet tekniko-urbanistike.

  • 1

    Radio