Aktuale Më shumë

Programi i trajnimit profesional: Trajnimi në Ulqin kryhet nga 122 studentë

Prej tvteuta15:32, 13 Shkurt 2018

Filloi raundi i gjashtë i programit të Qeverisë për trajnimin e studentëve të diplomuar në Mal të Zi, në të cilin për të marrë pjesë janë paraqitur 3,241 persona, nga të cilët  3.055 kanë fituar të drejtën për trajnim profesional gjatë vitit të ardhshëm.  Në Byronë e Punës në Ulqin kontratat e trajnimit i kanë nënshkruar 122 të diplomuar,  ku 69 prej tyre stazhin do ta kryejn në sektorin privat, kurse 53 në atë publik .

Krahasuar me vitet e kaluara, numri i studentëve të paraqitur ësht më i lartë, pasi në vitin 2017 ai ishte 106. Paga mujore për stazhistët është 50% e pagës mesatare në Mal të Zi. Sipas një analize të kryer nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Administratën Tatimore, i cili i referohet periudhës katër vjeçare të zbatimit të programit të trajnimit profesional, nga 14,252 persona që e kanë përfunduar trajnimin,  6865 kanë vazhduar angazhimin në punë.

  • 1

    Radio