Kulturë Më shumë

Programi fetar me rastin e ditëlindjes së profetit

Prej tvteuta11:47, 12 Tetor 2022

Rebiul Evveli është muaji në të cilin lindi Muhammedi a.s. i Dërguari i fundit Zotit, kështu e percepton feja  Islame.
Duke mos ditur ditën e saktë të gjithë myslimanët kërë muaj në xhamitë të ndryshme ne ditë të ndryshme, me programe fetare kremtojnë ditëlindjen e tij.
Edhe në Xhaminë e Ulqinit në xhaminë e re të Pinjeshit u mbajt programi fetar kushtuar lindjes së profetit Muhamedi a.s.
Programi filloi me fjalën përshëndetëse nga Kryeimami i bashkësisë Islame të Ulqinit ef Ali Bardhi.

Programi më pas vijoj me fëmijët e kopshtit Xixellonja ku dhanë një shfaqje të bukur me ilahi për ditëlindjen e profetit.

Të pranishëm në këtë mbrëmje  ishin Hafiz Sylejman Bugari, Imam i Xhamisë së Plumbit në Shkoder prof. Alban Kali, Besim ef. Cura, dhe Imam te tjerë, ku gjatë kësaj mbrëmje lexuan edhe kuran, kënduan Ilahi dhe mevlyd.

Në fund besimtarët patën mundësi edhe të dëgjonin ligjëratën nga Hafiz Sylejman Bugari.

  • 1

    Radio