Aktuale Më shumë

Programi “Evropa Tani 2”: Paga mesatare 1000 euro, pensionet minimale 450

Prej tvteuta15:48, 11 Nëntor 2022

Programi “Evropa Tani 2”, i cili përfshin pagat mesatare prej 1000 euro, pensionet minimale prej 450 euro dhe punësim të plotë për të gjithë qytetarët, tashmë është gati, dhe zbatimi do të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare, tha kryetari i Lëvizjes Evropa Tani , Millojko Spajiq, pas trubunës së kësaj lëvizjeje në Nikshiq.

Spajiq dhe nënkryetari Jakov Milatoviq, në një intervistë për Televizionin e Nikshiqit, thanë se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë e vetmja zgjidhje për krizën aktuale,  por së pari duhet të zgjidhet çështja e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë legjitim dhe i rregullt deri në fund.

“Është shumë e rëndësishme që deputetët e mbledhjes aktuale të Kuvendit të jenë mjaft të përgjegjshëm ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur dhe që u paguajnë çdo muaj 2000 euro të ardhura neto, që thjesht të bëjnë detyrën e tyre bazë dhe të votojnë për përbërjen e plotë të Gjykata Kushtetuese.Ky është një nga detyrimet e tyre minimale që nuk u kushton shumë – të mblidhen dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë”, theksoi Spajiq. Ndërkohë Millatoviq, i cili parashikohet si kryetari i ardhshëm i kryeqytetit, tha se qeverisja e re do të formohet më 19 dhjetor, kur Podgorica feston Ditën e Çlirimit.

  • 1

    Radio