Aktuale Më shumë

Prof.Dr.Ilir Capuni: Per femijet tane duhet te ngrisim qendra te krijimtarise digjitale

Prej tvteuta23:27, 2 Shkurt 2018

Në një intervistë interesante,të zhvilluar për TV Teuta, bashkëqytetari jonë Prof.Dr.Ilir Çapuni, shtjellon rrugëtimin e tij nga Ulqini deri në Boston e Tiranë.

Në secilin nga këto vende, ai ka korrur suksese: për doktoraturën ka konstruktuar makinën e Turingët — apo ndryshe e njohur si kompjuterin universal — i cili i duron gabimet e herëpashershme gjatë punës së vet. Idetë e këtij konstrukti ia ka shpjeguar edhe Princit Charles nga Mbreteria e Bashkuar gjatë vizitës së tij në Mal të Zi në vitin 2016, I cili ishte I fascinuar me këtë arritje të Dr. Çapunit.  Në këtë intervistë ai lançon edhe nevojën që Ulqini të pajiset me një qendër të krijimtarisë digjitale, e cila do të ndihmonte që fëmijët, jo të largohen nga celularët e kompjuterët me dhunë, por duke i afruar ata që të krijojnë aplikacione dhe lojë për celularë, të krijojnë robotë që ekzekutojnë detyra të thjeshta, apo që bëjnë art digjital. Ulqini ka nevojë për dy qendra të tilla, një në Ulqin dhe një në Katërkollë. Mësojmë se ai veç ka filluar që të bëjë hapat e parë për të jetësuar këtë ide tek ne. Në pjesën e fundit të intervistës, ai tregon edhe për aktivitetet e veta nënujore, në zbulimin e anijeve të fundosura në thellësitë e Adriatikut dhe Jonit, ku në vitin 2005 zbuloi anijen Regina Margherita dhe Spitalierin PO në Vlorë, kurse në vitin 2007 anijen BRINDIZI në të cilën në vitin 1916 jane fundosur mbi 340 vullnetare malazeze ne Shëngjin.

Ai poashtu ka botuar shumë artikuj shkencor dhe është interest fakti që Dr. Ilir Çaçuni ka doktoruar me 28 nëntor 2012 (në ditën e 100 vjetorit të Pavarësisë) në Boston Massachussets, në të njëjtin universitet ku ka doktoruar Fan Noli, Martin Luther King, ku është shpikur telefoni dhe janë bërë shumë inovacione të tjera.

  • 1

    Radio