Politikë Më shumë

Prof.dr Gjorgje Bllazhiq: Pres përkrahjen e ulqinakëve

Prej tvteuta15:46, 16 Shkurt 2018

Në Ulqin sot qëndroi Prof.dr Gjorgje Bllazhiq, i cili do të garojë në zgjedhjet e 15 prillit si kandidat i pavarur me moton,”Zgjidhni Drejtësisnë”. Për të fituar të drejten e kandidimit duhen mbledhur mbi 7000 nënshkrime nga qytetarëte Malit të Zi.

“Më është imponuar të kandidohem për kryetarë shteti,pasi që opozita me muaj të tërë është duke debatuar për një kandidat të përbashkët  dhe akoma sot e kësaj dite nuk kanë dalë me një emër konkret “, u shpreh Bllazhiq.  “Ulqini si shumë qytete tjera në Mal të Zi për këto 27 vjetë ka probleme të theksuara,problem me Kriporën,me Valdanosin,me Bunën edhe një mori problemesh tjera,si duket dikush nuk ka dëshirë që këto problem të zgjidhen dhe të ju mundësohet qytetarëve që ata të vendosin për vendin e vet,e jo në kabinete të ndryshme ku favorizohen një  grupacion i caktuar i njerëzëve.Tash 27 vjetë qytetarët e Malit të Zi janë të robëruar”, përfundoi Bllazhiq, i cili në Ulqin pret një përkrahje të konsiderueshme.

  • 1

    Radio