Aktuale Më shumë

Protesta në Bruksel kundër rritjes së kostos së jetesës

Prej tvteuta09:14, 22 Shtator 2022

Mijëra njerëz kanë dalë për të protestuar në rrugët e Brukselit të mërkurën për shkak të rritjes së kostos së jetesës, shkruan Euronews. Rritja e çmimeve të ushqimeve, faturat e fryra të energjisë dhe zhgënjimi me politikanët e punëdhënësit, bënë që mbi 10 mijë njerëz të dalin në protestë.

Të veshur me të gjelbër, blu dhe të kuqe, ngjyrat e tri sindikatave kryesore, protestuesit thanë se duan që politikanët lokalë, kombëtarë dhe evropianë të reagojnë tani dhe të marrin masa të menjëhershme për t’i ndihmuar ata me barrën financiare të krizës. Ata thonë se përgjegjësia është e politikanëve për të trajtuar çështjet tani dhe për të mos fajësuar gjeopolitikën.

Sipas tyre, zgjidhja nuk është “dërgimi i faturës te Putini, por të gjejnë autonomi në politikën energjetike”.Një grevë e përgjithshme në Belgjikë është planifikuar të mbahet më 8 nëntor.

  • 1

    Radio