Prodhimi i kripës i mundshëm por jo edhe i mjaftueshëm për ekzistimin e Kripores
Prej tvteuta15:19, 7 Qershor 2017
Në komunën e Ulqinit u mbajt një seminar i organizuar nga grupi punues i cili është duke përpiluar studimin për mbrojtjen e Kripores. Në takim , përveç antarëve të grupit punues, merrnin pjesë edhe përfaqsues të pushtetit lokal, organizatave joqeveritare dhe ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm.
Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixhe Gjoni, tha për televizionin Teuta se qëllimi i këtij seminari është dhënia e vërejtjeve dhe sugjerimeve të cilat pastaj do të inkuadrohen në studimin për Kripore. Drejtori shumëvjeçar i kripores në Slloveni dhe antar i grupit punues të studimit për Kriporen e Ulqinit, Andrej Sovinc, tha për televizionin Teuta se prodhimi i kripës është i mundshëm por jo edhe i mjaftueshëm për ekzistimin e Kripores, dhe se për këtë duhen edhe aktivitete të tjera.