Aktuale Më shumë

Problemet e studentëve janë të njëjta nga viti në vit

Prej tvteuta09:20, 4 Prill 2022

Me rastin e Ditës së studentëve, është prononcuar Parlamenti Studentor i Universitetit të Malit të Zi, duke theksuar se çdo vit flasim për të njëjtat probleme që nuk po zgjidhen kurrë. Përqindja e të pa punësuarve me arsimim të lartë është ende në nivele të larta, studimi reduktohet vetëm në formën dhe përmbushjen e standardeve të shpallura ligjore,mësimi praktik akoma nuk zhvillohet në mënyrë konstante dhe në një mënyrë që t’i përgatisë studentët në mënyrë adekuate për tregun e punës.

Sipas deklaratës, shuma e kredisë studentore është në mënyrë të papërshtatshme e vogël dhe nuk ka ndryshuar prej 11 vitesh.

Përparimet e bëra në periudhën e kaluar janë, të pakta dhe të kufizuara, ndërsa pritshmëritë janë gjithmonë të larta, duke pasur parasysh se ky është brezi që është potenciali më i madh i shoqërisë, dhe vendimmarrësit nuk janë ende të gatshëm të merren me atë që ne theksojmë duke dëgjuar mesazhet që marrim nga të gjitha fakultetet, nga më shumë se 20,000 të rinj, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

 

  • 1

    Radio