Problemet e Bunës- Ndryshimet klimatike dhe bashkpunimi jo i duhur me Shqipërinë
Prej tvteuta16:42, 24 Dhjetor 2018
Në mbledhjen e Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikim hapsinor u diskutuan edhe problemet më të cilët përballet Lumi Buna, të cilët sipas antarëve të këshillit janë rezultat i ndryshimeve klimatike, bashkëpunimit jo në nivel me palë shqiptare dhe ndërtimi i objekteve të përkohëshme. Drejtori i Drejtorisë së ujrave Damir Gutiq, tha se Buna nuk duhet të jetë vetëm nën kujdesin e institucioneve por edhe i organizatave joqeveritare , ekologëve dhe peshkatarëve, dhe se mjetet për ndërhyrje që ka në dispozicion kjo drejtori nuk janë të mjaftueshme. Me gjendjen nuk u shpreh i kënaqur as deputeti Genci Nimanbegu, i cili tha se aktivitetet duken të harmonizuara por nuk ekziston koordinimi i duhur në mes institucioneve. Ai gjithashtu shprehu dyshimin se nuk ekziston angazhimi i duhur për realizimin e projektit të lundrimit të Bunës të përgatitur që nga viti 2013.