Aktuale Më shumë

Probleme me reshjet në të gjithë vendin. Shtëpi të përmbytura në Rozhajë, Tivat, Bjello Pole

Prej tvteuta14:08, 22 Nëntor 2023

Reshjet e shiut që prej ditës së djeshme po bien në të gjithë Malin e Zi kanë sjellë probleme në të gjithë qytetet në veri, në ato qendrore dhe jugore të vendit. Një stuhi e shoqëruar me reshje të dendura shiu ka goditur Rozhajën duke filluar nga pasditja e djeshme dhe ka zgjatur gjatë gjithë natës, duke bërë që lumi Ibër dhe pothuajse të gjitha degët e tij të dalin nga shtrati, transmeton portali Radio Rozhaja. Sipas vlerësimeve të para ka dëme të shumta materiale në objekte dhe infrastrukturë, ndërsa një person është evakuuar nga shtëpia në Bijello Pole, për shkak të përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë këtë komunë. Gruaja e evakuuar po qëndron përkohësisht te fqinjët e saj.Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë goditur mëngjesin e sotëm edhe territorin e komunës së Tivatit, ambientet e Shërbimit Mjekësor të Urgjencës në këtë qytet janë përmbytur.


Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë që nga dita e djeshme kanë përmbytur rrugë të shumta nëpër Podgoricë dhe Tuz. Në disa pjesë të qytetit qarkullimi është i ngadaltë dhe i vështirë. Oborret e shumë familjeve janë gjithashtu nën ujë. Nga sonte pritet ulje e intensitetit të reshjeve, e më pas edhe ndërprerje e reshjeve. Tuzi mëngjesin e sotëm është tërësisht nën ujë, ndërsa situata më e rëndë është në Kishën Katolike. Qarkullimi është i vështirë dhe një numër i madh automjetesh janë ndalur për shkak të ujit.
Banorët e Vuksanlekiq kanë frikë se nëse reshjet vazhdojnë, i gjithë vendbanimi do të përmbytet.Dhe serrat janë nën ujë.

  • 1

    Radio