Sociale Më shumë

Problem me daljen e kanalizimit në Mëhallë të Re. Haxhibeti: Problemi do të zgjidhet në pak ditë

Prej tvteuta15:56, 30 Shtator 2019

Në një pjesë të lagjes Mëhalla e Re prej disa kohëve është shfaqur problemi i daljes së kanalizimit, por megjithë ndërhyrjen e punonjësve të ndërmarrjes “Ujësjellës – kanalizime”, problemi akoma vazhdon. Banorët janë të shqetësuar pasi era e keqe dhe përmbajtja e kanalizimit që rrjedh poshtë rrugës, mund të sjellin probleme shëndetësore, sidomos për fëmijët që luajnë atypari.  Drejtori i NP “Ujësjellës – kanalizime”, Fuad Haxhibeti, tha për TV Teuta se ata janë të njohur me problemin dhe se kanë filluar aktivitetet e para për menjanimin e tij, por vendndodhja e kanalizimit dhe problemi i qasjes për të riparuar dëmin, ka bërë që punimet të mos kryehen aq shpejt sa është menduar. Ai siguroi se çdo gjë do rregullohet në ditët në vijim.

  • 1

    Radio