Sociale Më shumë

Pritet miting i ri ne fund të nëntorit

Prej tvteuta10:31, 5 Nëntor 2015

Mitingu i madh protestues në organizimin e Frontit Demokratik do të mbahet nga  fundi i nëntorit në Podgoricë,thonë disa burime në këtë aleancë politike.

Qëllimi kyç i këtij  mitingu të madh  thuhet ndër të tjera  të mbahet në prag të vendimit të ministrave për punë të jashtme të shteteve anëtare në Bruksel me 1 dhjetor, kur duhet të sillet vendimi për ftesën për anëtarësim të Malit të Zi.

Para mitingut përfundimtar në Podgoricë, në të cilin do të përsëriten kërkesat nga tubimi i 24  tetorit, janë parashikuar mbajtja e disa shëtitjeve protestuese në tërë Malin e Zi, dy prej të cilave tani janë caktuar, në Beranë me 5 nëntor dhe në Tivar me 7 nëntor.

  • 1

    Radio