Pritet edhe mbyllja e lotarisë amerikane
Prej tvteuta10 February 2017
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të ndryshojnë politikën e tyre të emigracionit përfshi këtu edhe Lotarinë Amerikane. Dy senatorë amerikanë Tom Cotton dhe David Perdue kanë propozuar një legjislacion i cili do të reduktojë ndjeshëm numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA. Projektligji parashikon që të ketë një ndikim të gjerë, pasi nga 1 milion emigrantë që pranohen mesatarisht në vit nga SHBA, numri do të reduktohet me 50% në 10 vitet e ardhshme. Crowford tha për “Monitor” se politika amerikane tashmë po orientohet drejt forcimit të tregut vendas dhe reduktimit në masë të emigracionit. Pas viteve ’90, lotaria amerikane ka qenë mjaft e preferuar për shqiptarët, teksa me dhjetëra individë e familje janë larguar drejt tokës së premtuar.