Prioritet është përfundimi në kohë i autostradës
Prej tvteuta19 December 2016
Qeveria e Malit të Zi është e fokusuar fuqishëm në zhvillimin e infrastrukturës si një element kyç i përparimit të përgjithshëm, dhe në këtë kontekst me rëndësi të veçantë është çështja e ndërtimit të autostradës Tivar-Boljare, tha Kryeministri malazes Dushko Markoviq në takimin me delegacionin e kompanisë CRBC, të kryesuar nga Drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore Zhang Sjaojuan. Të dyja palët ranë dakord që së bashku duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme për të kompensuar vonesat në zbatimin e projektit dhe të punojnë më shpejt në pjesën e parë të autostradës në përputhje me afatet e përcaktuara kohore. Duke vënë në dukje se është i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj autostrade për Malin e Zi, por edhe për kompaninë CRBC, Sjaojuan shprehu përkushtimin për përfundimin e projektit brenda afatit, dhe lavdëroi gatishmërinë që sfidat në ndërtimin e autostradës të zgjidhenpërmes partneritetit dhe bashkëpunimit intensiv.