Sociale

Sociale Më shumë

Prindërit ti përgjigjen thirrjeve të mjekut

Prej tvteuta29 October 2017

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin dr.Pal Marnikoviq, tha për televizionin Teuta se prindërit nuk janë të vetëdijshëm se çfar gabimit bëjnë që nuk vaksinojnë fëmijët e tyre. “Është evidente se kemi numër më të madh të fëmijëve me autizëm por edhe medicina ka përparuar dukshëm në trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Në këtë drejtim shkenca është e qartë se nuk ka lidhje direkt në mes vaksinës MMR dhe autizmit. Shumë flitet për këtë gjë por shtrohet pyetja se çka do të bëjmë kur epidemia e variçelës të trokasë në derë.”, thotë Marnikoviq. “Dua të kujtoj se edhe tek fëmijët e pavaksinuar është diagnostifikuar autizmi, çka hedh poshtë thëniet e lobit antivaksinë. Mesazhi im për prindërit është që të ndëgjojnë mendimin e mjekut dhe të sjellin fëmijët për vaksinim”, përfundoi Marnikoviq.