Prifti i kishës ortodokse të Ulqinit, ndalohet nga policia në Podgoricë
Prej tvteuta10:33, 10 Prill 2020

Prifti i Kishës Ortodokse Serbe në Ulqin, Sinisha Smiljiq, është ndaluar dje nga policia e Podgoricës, pasi kishte thyer masën e ndalimit të qarkullimit në mes qyteteve, njoftojnë nga Drejtoria e policisë. Smiljiq është shtetas i Bosne Hercegovinës me vendbanim të përkohshëm në Ulqin, kurse ndalimi i tij është bërë në vendin Berisllavci të Zetës.