Prezantohet projekti trilateral për menaxhimin e ujrave
Prej tvteuta11 October 2019

Në sallën e Kuvendit Komunal të Ulqinit sot u mbajt prezantimi i projektit për menaxhimin e ujrave të derdhjeve nga Lumi Drin, që kanë një rëndësi të madhe për vendet e rajonit. Ky projekt rajonal në të cilin marrin pjesë Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, realizohet nga Ministria e bujqësisë në bashkëpunim me zyrën e UNDP-së në Mal të Zi. Në hapje të prezantimit të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, kurse ministri Simoviq bëri prezantimin e projektit i cili kap vlerën e 9 milionë eurove, nga të cilët për Mal të Zi janë të dedikuara 2.3 milionë euro. Kryetari Nrekiq vlerësoi se realizimi i këtij projekti ka rëndësi të madhe edhe për Komunën e Ulqinit, pasi do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së Lumit Buna, e cila ka pasur mjaft probleme në të kaluarën.