Sporti Më shumë

Prezantohet pranë një luani, por mbrojtësi grek nis vrapin nga frika

Prej tvteuta19:20, 27 Shtator 2022

Kostas Manolas la sërish Olympiakosin këtë verë, duke u transferuar te Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa klubi i ri kishte menduar një prezantim vërtetë spektakolar.

Për videon dhe fotot e prezantimit, ishte menduar që greku të pozonte pranë një luani dhe Manolas e pranoi “sfidën”.

Megjithatë mjaftoi një ulërinë e luanit, që mbrojtësi grek të humbë qetësinë e të vrapojë nga frika, për të shkuar te fotografi më i afërt.

Natyrisht që gjithçka ishte nën kontroll, por jo edhe zemra e Manolasit.

  • 1

    Radio