Sociale Më shumë

Prezantohet oferta tursitike dimërore e Malit të Zi në Shqipëri

Prej tvteuta09:46, 9 Dhjetor 2015

Organizata  Kombëtare Turistike e Malit të Zi, në bashkëpunim me ambasadën e këtij vendi në Tiranë prezantuan dje ofertën turistike për sezonin dimëror. Përmes një konference për shtyp mbajtur në hotel Tirana, shqiptarët u njohën me ofertën e shumëllojshme dimërore që paraqet Mali i Zi.

Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Ferhat Dinosha theksoi në fjalën e tij se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve kanë patur një ndikim pozitiv edhe në numrin e madh të vizitorëve shqiptarë drejt brigjeve por edhe maleve malazeze. Sipas përfaqësuesve të Organizatës turistike të Malit të Zi, në kulmin e sezonit dimëror turistik shqiptarët mund të gjejnë oferta në akomodues privat në vlerë mjaft tërheqëse.

Në prezantim ishte edhe antari i Këshillit Drejtues i kësaj organizate Gëzim Hajdinaga i cili theksoi se turistët shqiptar janë më të shumtët që vizitojnë Malin e Zi. Sipas tij, kjo vjen për shumë arsye ndër të cilat, oferta e mirë, marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duke bërë që edhe mes popullsive të ketë një komunikim më të mirë, ndaj dhe vizitorët nga Shqipëria e ndiejnë veten mirë dhe rikthehen drejt brigjeve e alpeve malazeze.

  • 1

    Radio