Prezantohet Agrobuxheti për vitin 2020. Rritje prej 16% në krahasim me vitin e kaluar

Prej tvteuta17:38, 11 Shkurt 2020

Përfaqësuesit e Ministrisë së bujqësisë së Malit të Zi, ashtu si në qytetet e tjera të vendit, edhe në Ulqin mbajtën prezantimin e Agrobuxhetit për vitin 2020. Këtë vit mjetet për përkrahjen e prodhuesve bujqësor do të jenë më të larta për 16%, gjegjësisht 61 milionë euro në total, tha për TV Teuta përfaqësuesja e kësaj ministrie, Radana Damjanoviq. Ajo shprehu mendimin se prodhuesit do të jenë të kënaqur me Agrobuxhetin , pasi ai përbën një përgjigje për kërkesat që ato kanë treguar në procesin e përpilimit të tij. Shumica e aplikuesve për mjetet e Agrobuxhetit janë nga pjesa qendrore dhe veriore e vendit, por edhe në Ulqin ekzistojnë prodhues që nuk mbesin prapa edhe pse ka hapsirë për përmirsime, tha ndër të tjera Damjanoviq.

  • 1

    Radio