Kulturë Më shumë

Prezantimi i Kulturës Kombëtare përtej kufijve me punime artistike të fëmijëve

Prej tvteuta13:49, 18 Dhjetor 2017

Sonte në galerinë e Arteve në Qendrën për Kulturë në ora 19 do të hapet ekspozita me punime artistike të fëmijëve, dhe do të prezantohen  veshjet tradicionale të qytetit të Ulqinit.
Pjesë e prezantimit do të jetë po ashtu edhe një video material për Ulqinin.

Piktorja dhe mësimdhënësja e artit figurativ, Vahida Nimanbegu, thotë se qëllimi i këtij projekti është që t’i prezantojmë vlerat tona kulturore, veshjen tradicionale, folklorin etj. përmes aktiviteteve të fëmijëve nga Ulqini, të realizuara në bashkëpunim me bashkëmoshatarët e tyre në Londër.

  • 1

    Radio