Politikë Më shumë

Press: Nimabegu ftoi Qeverinë, TKN-në dhe bankat të ndihmojnë ekonominë dhe qytetarët

Prej tvteuta16:19, 29 Qershor 2020

Sot ne ambientet e Kuvendit te Malit te Zi, nenkryetari i Kuvendit Genci Nimanbegu ka mbajtur konferencë për media me temen: „Propozimi i masave ekonomike për përmirësimin e gjendjes së shkaktuar me pandeminë kovid-19″.  Nimanbegu theksoi  se duhet mbështetur turizmin, më saktësisht akomodimin privat, hotelierët dhe ofruesit tjerë të shërbimeve hotelierike , por edhe qytetarët me qëllim të tejkalimit të vitit 2020, si vit i krizës.

Me poshte mund te lexoni tekstin ne teresi:

Të nderuar përfaqësues të mediave…

Tema e konferencës së sotme për media është prezantimi i masave që duhet ndërmarrë  për ta mbështetur turizmin, më saktësisht akomodimin privat, hotelierët dhe ofruesit tjerë të shërbimeve hotelierike , por edhe qytetarët me qëllim të tejkalimit të vitit 2020, që, shihet në mënyrë të dukshme se është vit i krizës, në vitin e sezonit turistik 2021. Për këtë arsye e ftoj Qeverinë, TKN si dhe bankat komerciale që të punojnë urgjentisht në aktivitetet që vijojnë: Masat në pakon e tretë të masave ekonomike  duhet të vazhdojnë qartazi me rolin proaktiv në ndihmë ekonomisë dhe qytetarëve të Malit të Zi. Sektori i turizmit do të përjetojë rënien më të madhe, kjo është e pashmangshme, por lidhur me këtë atij duhet t’i mundësohet që ta tejkalojë së paku këtë vit. Turizmi si sektor intensiv punues, por edhe sektor që kryen eksportin e padukshëm të mallrave dhe shërbimeve, do të jetë i rrezikuar posaçërisht, kështu që duhet t’i mundësohet ta presë vitin e ardhshëm në kapacitet të plotë punues.

Ndihma ofruesve privatë të akomodimit:

Për këtë arsye, dëshiroj ta tërheq vëmendjen lidhur me nevojën dhe të propozoj që në pakon e tretë të përfshihet edhe ndihma për ofruesit privatë turistikë të akomodimit, në sigurimin e kredive me kamatë të ulët, ose pa kamatë, ofruesve privatë të akomodimit (kuptohet atyre që janë të regjistruar), e që do të kishin për bazë rrogën mesatare  mujore në MZ, pra 5000-6000 euro për një  familje.

Afati i kthimit të kredisë do të ishte 5-7 vjet me një vit grejs periudhë. Në këtë mënyrë shteti, por edhe bankat komerciale  do të ndihmonin  tejkalimin e këtij viti  pa strese të mëdha.

Ndihma hotelierëve dhe ofruesve të shërbimeve hotelierike

Segmenti i dytë që duhet t’u ndihmohet janë hotelet e regjistruara dhe ofruesit tjerë të shërbimeve hotelerike, të cilëve sipas parametrave të ngjashëm  do t’u mundësohej të vinë deri te mjetet për familje të veta, të ardhurat që do t’u mungojnë këtë vit. Në këtë mënyrë këto subjekte turistike  do ta prisnin dhe ta përgatisnin sezonin e ri turistik.

Hoterierët dhe ofruesët tjerë të shërbimeve hotelierike  në pakon e tretë të masave duhet të informohen  se do t’u ndihmohet në masën e rrogave minimale edhe për muajin qershor, ashtu siç u bë për prill dhe maj 2020, por kësaj herë  duke ditur se numri i të punësuarve është shumë më i rritur se në parasezon.

Gjithashtu edhe qytetarët tjerë, në veçanti ata që kanë punësim sezonal, apo aktivitet ekonomik do të mund të kenë qasje në këto “Corona kredi “, që do të ishin shprehje e masave të shtetit dhe bankave për ruajtjen e substancës ekonomike të qytetarëve të vet.

            Hapja e kufijve

Aspekti i tretë është hapja e kufijve sa më parë që të jetë e mundshme, por  duke respektuar masat e distancës fizike.

Duhet shqyrtuar hapjen e kufijve  që nga 1 korriku, shembulli i Kroacisë, ku janë regjistruar më se 350.000 turistë flet në dobi të kësaj.

Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues të mediave

Hulumtimi mbi ardhjen dhe fjetjet e turistëve, që e ka punuar Monstati tregon se akomodimi individual, i ashtuquajtur “akomodimi privat”, ka pasur 1,352,028 ose 51% të turistëve, që në qarkullimin e përgjithshëm turistik për vitin 2019 paraqet 68% ose 9,775,133 fjetje, për këtë arsye, edhe pse veprimtari private, kjo përbën një pjesë të rëndësishme të ekonomisë turistike, ndërsa në disa komuna edhe veprimtarinë primare ekonomike, prej të cilës jeton shumica e qytetarëve të këtyre komunave.

Jemi dëshmitarë se situata me virusin po ndërlikohet, kështu që ekonomia turistike nuk mund të ketë pritje të mëdha, për këtë arsye apeloj te organet kompetente, që brenda masave të reja ekonomike të Qeverisë dhe TKN, përpos për akomodimin kolektiv, të përfshihet edhe ndihma për akomodimin individual, pra privat.

Me akomodimin privat individual merren kryesisht qytetarët e Malit të Zi, që e kanë këtë si biznes familjar dhe veprimtari të vetme, prej të cilës i mbajnë familjet e veta gjatë nëntë muajve tjerë kur nuk ka sezon, por gjithsesi, masat ekonomike në pakon e tretë duhet të planifikohen  edhe për të gjitha subjektet tjera turistike, për hotelierët, qiramarrësit e plazheve, organizatorët e turneve  turistike, agjencitë turistike dhe udhëheqësit turistikë, si dhe për subjektet tjera, veprimtaria e të cilave lidhet me ekonominë e turizmit.

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të apelit të subjekteve dhe organizatave turistike që Qeveria duhet të provojë ta shpëtojë sezonin turistik aq sa është e mundshme dhe që përparësi dhe rëndësi t’i japë turizmit vendor, pra lokal, por edhe turistëve nga rajoni. Për këtë arsye, dëshiroj ta mbështes apelin e tyre që Qeveria, duke respektuar masat shëndetësore, të gjejnë mundësinë dhe të lejojnë hyrjen dhe qëndrimin pa pengesa për persona nga rajoni, në mënyrë që ekonomia turistike aq sa është e mundur ta shpëtojë sezonin turistik.

 GENCI NIMANBEGU

Nënkryetarë i Kuvendit Malit të Zi

Deputet i koalicionit „Shqiptarët të vendosur“

  • 1

    Radio