Aktuale Më shumë

“Presim më shumë tregti, investitorë dhe turistë nga Amerika”

Prej tvteuta13:02, 19 Shkurt 2024

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se pret më shumë tregti, investitorë dhe turistë nga Amerika pas takimit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien. Mysafiri amerikan tha se me këtë Qeveri ka mundësi për të shkuar drejt integrimit më të thellë.

Spajiq tha se tema kryesore e bisedës me O Brian ishte ekonomia. Ai theksoi se presin rezultate të mëdha nga dialogu.

“Ne presim që ekonomia amerikane të jetë më e interesuar për tregun tonë”, tha ai.

Ai tha se kemi 90 reforma që duhet të zbatohen për t’iu afruar ekonomisë amerikane.

“Ne presim më shumë tregti, investime dhe turistë nga Amerika”, tha Spajiq.

O Brian tha se është krenar që është sot në Mal të Zi.

“Me këtë Qeveri ka mundësi për të filluar një integrim më të thellë, jo vetëm evropian, por transatlantik”, tha ai.

  • 1

    Radio