Aktuale Më shumë

Presidentja Osmani takon Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë

Prej tvteuta14:39, 23 Janar 2023

Gjatë ditës së  sotme presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëpunëtorë, qëndroi në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku u prit nga Papa Françesku.
“E lumtur të pritesha në audiencë private nga Papë Françesku në Selinë e Shenjtë”, ka shkruar në profilin e saj në FB, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja tha poashtu se Papën e ka njoftuar me vendosmërinë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit të Kosovës, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet me Selinë e Shenjtë.
Ajo ka falenderuar Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës.
“Thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientimi ynë i përbashkët. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore”, ka shkruar, ndër të tjera, presidentja Osmani.

  • 1

    Radio