Aktuale Më shumë

Presidentja e Kosovës për vizitë në Mal të Zi

Prej tvteuta17:34, 6 Shkurt 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dy ditët e ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, me ftesë të homologut Millo Gjukanoviq. Siç njofton kabineti i tij, presidendtja e Kosovës do të pritet në Villa Gorica me nderimet më të larta shtetërore.

“Pas regjistrimit në librin e të ftuarve dhe bisedës kokë me kokë, do të vazhdojnë takimet e dy delegacioneve, ndërsa Gjukanoviq dhe Osmani Sadriu do të mbajnë edhe një konferencë për media”, thuhet në njoftim. Po ashtu njoftohet se Gjukanoviq dhe Osmani Sadriu do të marrin pjesë në panelin presidencial “Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor: Sfidat për paqen dhe stabilitetin në dritën e krizës rajonale dhe globale”, organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi.  “Në vazhdim të vizitës, Gjukanoviq do të shtrojë një darkë zyrtare në Podgoricë për nder të mysafirës së nderuar, ku do të marrin pjesë liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi”, thuhet në deklaratë.

Siç është paralajmëruar, Osmani Sadria të mërkurën do të vizitojë Tuzin dhe Ulqinin.

 

  • 1

    Radio