Aktuale Më shumë

Presidenti ukrainas thirrje Rusisë të ndalojë pushtimin: Kjo është toka jonë!

Prej tvteuta08:47, 24 Shkurt 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje popullit rus që të ndalojë presidentin e tyre Vladimir Putin që të pushtojë Ukrainën, ndërsa fliste për lidhjet e ngushta midis dy kombeve.

Zelensky, duke folur në rusisht, tha se Moska kishte miratuar lëvizjen e afro 200,000 trupave në territorin ukrainas, së bashku me mijëra automjete të blinduara të rreshtuara në kufi. Ai tha se një sulm i papritur rrezikonte të bëhej “fillimi i një lufte të madhe në kontinentin evropian”.

“Ju thoni se ky është një plan për të çliruar popullin e Ukrainës”, tha Zelensky. “Por populli ukrainas është i lirë.”

Ai paralajmëroi rusët se nëse ushtria e tyre pushton Ukrainën, kombi i tij do të mbrohej.

  • 1

    Radio