Politikë Më shumë

Presidenti Meta priti delegacionin e Komunës së Tuzit

Prej tvteuta09:23, 21 Gusht 2019

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryetari i parlamentit Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari Ivan Ivanaj, dje në Tiranë u pritën nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta. Filimisht zyrtarët e Komunës falenderuan presidentin për pritjet dhe angazhimin e tij, duke e njoftuar për konstituimin e vetëqeverisjes lokale, angazhimin, planet dhe projektet që na presin për përmirsimin e mirqënies së qytetarëve të komunës, në të gjitha fushat! Nga ana tjetër Presidenti Meta uroi suksese gjatë mandatit të Komunës së Tuzit. Ai theksoi se fitorja e subjekteve nacionale është jo vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore, por njëkohësisht edhe për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit, përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike. Kreu i Shtetit i vlerësoi shembullore për të gjithë rajonin marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe shprehu bindjen se shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të këtij vendi mik dhe partner i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

  • 1

    Radio