Politikë Më shumë

Presidenti Meta në Ulqin: Takim me antarët e KKSH dhe përfaqësuesit e partive politike

Prej tvteuta20:08, 22 Janar 2019

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, sot qëndrojë për vizitë në Ulqin ku u takua me antarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve si dhe përfaqësuesit e partive politike. Meta edhe njëherë potencoi rolin vendimtar që shqiptarët kanë në marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve dhe siguroi mbështetje absolute të Shqipërisë në përmirsimin e pozitës së tyre në Mal të Zi.

Problemet e shqiptarëve në Mal të Zi vitet e fundit më tepër kanë kaluar në sferën ekonomike dhe atë të integrimit në administratën publike, nivel i cili mbetet  larg përqindjes së dëshiruar. Këto probleme kanë rezultuar në një emigrim masiv i cili kërcënon të agjesojë prezencën e shqiptarëve në trevat e tyre etnike në Mal të Zi. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Nika, tha se të gjitha këto janë diskutuar në takim me presidentin  Meta,me qëllim që sa më shpejt të punohetnë gjetjen e zgjidhjeve të duhura.

Sa i përket çështjes së hapjes së pikave të reja kufitare, Kryetari Nika njoftoi se në këtë drejtim së shpejti do të ketë hapa konkret, pasi do të hspejtohen punët në hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj dhe asaj ujore Virpazar-Shkodër. Temë diskutimi padyshim janë edhe ngjarjet politike, sidomos zgjedhjet lokale të Tuzit që do të mbahen me 3 mars, ku partitë shqiptare synojnë të arrijnë rezultat të mirë.

Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, tha se presidenti Meta është duke treguar kujdes të veçantë ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, çka duhet ti gëzojë të gjithë. Ai gjithashtu tha se me presidentin e Shqipërsië kanë biseduar edhe për zgjedhjet lokale të Tuzit, në të cilat është me rendësi fitorja e partive shqiptare.

Kjo nuk ishte vizita e parë e Metës në Ulqin por e para si president i Shqipërisë. Marrëdhëniet në mes dy vendeve janë në nivelin më të lartë historik dhe kjo duhet vlerësuar nga të gjitha pikpamjet dhe të shpresohet se do të reflektohet edhe në përmirsimine pozitsë së shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi.

  • 1

    Radio